Thiago Motta është kandidati numër një për Juventusin në rast largimi të Massimilliano Allegri.
Drejtori Sportiv Giuntoli e pëlqen shumë trajnerin aktual të Bologna. Por sipas “Footmercato”, lamtumira e ish-lojtarit të Interit nga stoli i Bologna në verë nuk është e sigurt.
41-vjeçari po mendon të qëndrojë te bolonjezët nëse kualifikohen në Champions League. Rruga është e duhura deri më tani, pasi Bologna ndodhet në vendin e katërt me 54 pikë./h.ll/abcnews.al