Lukashenko: Terroristët e sulmit në Moskë fillimisht u përpoqën të arratiseshin në Bjellorusi, jo Ukrainë

schedule15:47 - 26 Mars, 2024

schedule 15:47 - 26 Mars, 2024

Ndryshe nga pretendimi rus se sulmuesit pas masakrës së Crocus Hall në Moskë,  duke vrarë afro 140 njerëz dhe duke plagosur 182  tentuan të kalonin fillimisht në Ukrainë, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko të martën pretendoi se terroristët fillimisht u përpoqën të hynin në vendin e tij.

“Ata nuk arritën të arratiseshin dot nga vendi ynë, kështu që u drejtuan më pas për në kufirin ukrainas-rus”, tha presidenit bjellorus.

Ndërkohë, dy aleatë të fuqishëm të presidentit rus Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe Alexander Bortnikov, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) kanë pohuar se besojnë se Ukraina ishte e përfshirë në sulmin vdekjeprurës.

Ata, megjithatë, nuk ofruan prova për pretendimet dhe cituan vetëm përpjekjen e supozuar të personave të armatosur për t’u arratisur drejt Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!