Lufta në Gaza/ Shtatë palestinezë u mbytën në det në përpjekje për të marrë ndihmat

schedule12:32 - 26 Mars, 2024

schedule 12:32 - 26 Mars, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se shtatë persona u mbytën në det në Rripin verior të Gazës, ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihmat humanitare që u hodhën nga avionët në enklavën palestineze.

Gjashtë persona vdiqën të hënën, ndërsa personi i shtatë humbi jetën sot në spital.

Përveç kësaj, sipas të njëjtit burim dhe dëshmitarëve okularë, trupat izraelite sot kanë rrethuar kompleksin spitalor al-Nasser në qytetin Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Dhjetra automjete të blinduara dhe tanke kanë rrethuar spitalin që nga mëngjesi, thanë dëshmitarët, duke përmendur të shtënat me armë zjarri.

Trupat izraelite kryejnë rregullisht operacione në spitalet në Rripin e Gazës, nën pretekstin e kërkimit të luftëtarëve palestinezë. Ushtria ka operuar që nga 18 marsi rreth dhe brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, duke vrarë rreth 150 militantë.

/abcnews.al