Historiani dhe akademiku, Marenglen Verli do të sjellMarenglen Verli ë projektin më madhor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për enciklopedinë, e cila do të trajtojë fusha nga më të ndryshmet, nga historia, arkeologjia, politika, kultura, sporti dhe deri te mjekësia.
I ftuar në “Pas Mesnate”, Verli ka treguar se në enciklopedi do të jenë të gjitha figurat e njohura shqiptare nga Mbretëresha Teutë dhe deri te kryeministri Edi Rama sot.
Sakaq, ai ka theksuar se Kosova do të ketë 30 përqind të zërave.
“Enciklopedia synon në 10 vëllime, në 10 mijë faqe, në 10 mijë plus ose minus artikuj për të pasqyruar botën shqiptare në çdo gjë që çdokush do të dojë të ketë informacion. Këtu nuk do të kemi vetëm histori, gjeografi, sizmikë, muzikë, kulturë, sport të gjitha shkencat. Do e nisim nga banesat paleofite dhe 8 mijë vjet nga dita e sotme, deri kur ne kemi zbulimet e para të ekzistencës së njeriut, është për shembull, Shpella e Konispolit, nuk është vetëm historia, vendbanimet gjithashtu, janë disa mijëra kur akoma jemi në periudhën e Neolitit etj. Sigurisht në 10 mijë zëra nuk bëhen të gjitha, sigurisht kemi futur dhe zëra përmbledhës, në qoftë se do të shkruajmë për shkrimtarët e viteve ’30, mund të kemi dy-tre që mund të jenë zë më vete për peshën e tyre, por nuk mund t’i lësh të tjerët, por te zëri përmbledhës futen 30-40 sa të jenë, duke vendosur emrin, datën e lindjes, të vdekjes, domethënë një informacion përmbledhës”, tha historiani./abcnews.al