Rexhep Qosja ka lindur në 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj. Ai ka qënë është, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar, ndërsa një pjesë të studimeve e ka kryer në Beograd.
Një nga debatet më të njohura ka qenë ai i vitit 2006 për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë, apo debatin e hapur në vitin 2018 mbi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbrojtur fort idenë e shkëmbimit të territoreve. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”.
Figura e tij me dëshirën apo pa dëshirën e tij ishte e lidhur fortë me politikën.
Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi. E vetmja lëvizje konkrete politike e tij ishte Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar me të cilin nuk njohu rezultate të mira në zgjedhje.
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
Nga më të njohurat janë romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” (1974), “Një dashuri dhe shtatë faje” (2003), “Nata është dita jonë” (2007), “Bijtë e askujt” (2010) dhe Të fshehtat e treguara (2020). Përveç në Prishtinë romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me inisiativë të shkrimtarit Ismail Kadare, e po ashtu nën ndihmën e tij ai u përkthye edhe në Francë. Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor, duke e kthyer këtë një nga debatet më të forta të jetës së tij akademike.
Bibliografia
Vepra në gjuhën shqipe:
- Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.
- Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.
- Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.
- Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.
- Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.
- Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.
- Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.
- Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.
- Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.
- Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.
- Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.
- Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.
- Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.
- Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.
- Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.
- Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
- Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.
- Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.
- Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.
- Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.
- Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.
- Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.
- Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.
- Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.
- Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.
- Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.
- I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.
- Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.
- Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.
- Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.
- Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.
- Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.
- Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007.
- Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010.
Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra: I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare. II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2. III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë. IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika. V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara.
Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:
- Živa sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.
- Smrt vreba iz o?iju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.
- Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.
- Smrt preži v o?eg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.
- Smrta mi ide ot takiva o?i, Hristo Danov, Plovdiv, 1982.
- Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.
- La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.
- La question Alabanaise, Fayard, Paris, 1995.
- In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.
- Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.


