“Galaktikët” e Real Madrid janë në fazën më të nxehtë të sezonit dhe gjatë kësaj faze, teknikut Carlo Ancelotti i duhen lojtarët më të mirë të formacionit, teksa përveç sigurimit të titulli kampion të La Liga, tashmë “Los Blancos” kanë edhe një kundërshtar drithërues në çerekfinalet e UEFA Champions League, teksa përballë tyre janë “Qytetarët” e Manchester City.
Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, për “Don Carlo” ka një lajm të mirë, teksa data e kthimit të qendërmbrojtësit brazilian, Eder Militao në fushën e blertë, po afron gjithnjë e më shumë, teksa sipas ekzaminimeve më të fundit mjekësore, “shtatlarti” i prapavijës mund të jetë gati që për duelin e kësaj fundjave, ndaj “Baskëve”, të Athletic Bilbao.
Megjithatë në orët e fundit, Reali i Madridit ka frenuar dhe ka vendosur të tregohet shumë i kujdesshëm me mbrojtësin brazilian, veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi me portierin Thibaut Courtois, i cili teksa ishte fare pranë rikthimit pësoi një tjetër dëmtim në gju dhe ka mbyllur përfundimisht sezonit.
Pavarëisht ekzemanimeve të kryera së fundmi, sërish tekniku, Carlo Ancelotti ka kërkuar informacion për Militao për të kuptuar se në çfarë pike është arritur me riaftësimin e tij, teksa siç theksuam edhe më lart, nga stafi mjekësor sinjalet janë pozitive, por ata i kanë kërkuar durim strategut italian për të mos rrezikuar me mbrojtësin. /i.m /abcnews.al