Bënin video duke qëlluar me kallashnikov për t’i postuar në TikTok, 7 të arrestuar në Durrës, nën hetim një i mitur

schedule12:10 - 25 Mars, 2024

schedule 12:10 - 25 Mars, 2024

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 7 persona dhe proceduar penalisht një të mitur pasi mbanin kallashnikov pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës me qëllim postimin e videove në TikTok.

Në pranga kanë rënë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi.

Mes të arrestuarve është edhe babai i njërit prej të rinjve pasi iu gjet në banesë një pushkë.

7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në “TikTok”.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!