Kongresmenja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez akuzoi të dielën Izraelin për gjenocid kundër popullit palestinez dhe mbështeti shkurtimin e ndihmës ushtarake amerikane derisa të lejohet kalimi i ndihmave në Gaza.
“Ndërsa flasim, pikërisht tani, 1.1 milionë njerëz të pafajshëm në Gaza janë në prag të urisë. Uria po përhapet qëllimisht përmes bllokimit të ushqimit dhe ndihmës humanitare globale nga udhëheqësit e qeverisë izraelite”, tha Ocasio-Cortez.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lënë pa ndëshkuar qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nëse do të futet në Rafah.
/abcnews.al