VIDEO/ Italia fiton miqësoren e dytë, Barella kapiten dhe gol në “frymën e fundit”

schedule09:52 - 25 Mars, 2024

schedule 09:52 - 25 Mars, 2024

Italia ka arritur të marrë fitoren e dytë në miqësoret e marsit, duke mposhtur kombëtaren e Ecuadorit me shifrat 2-0.

Një gol i Lorenzo Pellegrini në fillim të ndeshjes dhe një tjetër i Barella në fund të saj, vulosën suksesin e “të kaltërve”, teksa feston dyfish mesfushori i Interit, që mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Në të dy përballjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luciano Spalletti përdori thuajse formacione të ndryshme, për të pasur mundësinë të vëzhgojë nga afër të gjithë të grumbulluarit, kur jemi pak më shumë se dy muaj larg startit të Europianit.

Nicolo Barella, lojtari i Interit, startoi këtë miqësore me shiritin e kapitenit në krah. Mesfushori ishte në fushë ndaj Ecuadorit si lojtari me më shumë prezenca me fanellën e Italisë, duke u nderuar kështu edhe me shiritin e kapitenit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!