VIDEO/ Goli i vitit nga Argjentina, “ylli” i Juventus realizon golin e denjë për “Puskas”

schedule18:16 - 24 Mars, 2024

schedule 18:16 - 24 Mars, 2024

Ky vend ka pasur gjithmonë gjeni të futbollit. Kush mund të harrojë një Diego Armando Maradona apo një Lionel Messi? Gjithsesi, Argjentina, kampionia e botës në fuqi, mund të jetë e qetë se të tjerë yje do ta vazhdojnë traditën. Ndërsa legjenda Maradona është shuar, dhe magjistari I sotëm po I afrohet fundit të karrierës, talenti i radhës po nis të shfaqet.

Quhet Matias Sule është ende në kombëtaren e Argjentinës U23, ndërsa kartonin e tij e ka blerë Juventus. Ky lojtar ofensiv 20-vjeçar realizoi një gol që pritet të konkurrojë për çmimin e rrjetës më të bukur të vitit. Për çmimin e FIFA-s, me emrin “Puskas”. Realizimi i shkallës së lartë të vështirësisë u duk si “bukë me djathë”. Kjo, në miqësoren fituar 4-2 ndaj moshatarëve të Meksikës.

Trajneri Javier Mascherano kishte në fushë dhe në stol lojtarë shumë të fortë, por askush nuk shkëlqeu sa Sule. Për momentin, “ylli” që mund të jetë sulmues, lojtar krahu dhe mesfushor ofensiv, është huazuar te Frosinone në Serie A, por pritet të kthehet shpejt te Juventus. Po ashtu, pasi kaloi etapat në kombëtarest U16 e U20, e tani tek U23, shpejt do të jetë pjesë e kampionëve të botës, e mund të luajë në krah të Messi. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!