Kancelari i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, i tha transmetuesit britanik Sky Neës se qeveria britanike ka “shumë pak besim në atë që thotë qeveria ruse” në lidhje me pretendimin e Kremlinit se Ukraina mund të jetë e përfshirë në sulmin e së premtes në Moskë, ku humbën jetën mbi 130 persona.
Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim se katër sulmuesit ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë. Putin tha se “sipas të dhënave paraprake, ishte përgatitur një dritare për ta në anën ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror”.
Megjithatë, kur u pyet për shpjegimet e bëra nga Moska, ai u përgjigj se “ka shumë pak besim në atë që thotë qeveria ruse”. “Ne e dimë se Moska po krijon një perde tymi propagandistik për të mbrojtur një pushtim absolutisht djallëzor të Ukrainës. Unë po dëgjoj atë që qeveria ruse po thotë me shumë kujdes (…) pas asaj që kemi parë prej tyre në vitet e fundit,” tha Hunt./abcnews.al