Gazetari Andi Qosja bën me dije për Abcnews se Andi Maloku, i cili ishte drejtues i mjetit, që iu bë antentat sot në Durrës ka marrë 24 plumba.
Ndërkohë prokurori Arjan Ndoi ka marrë dy plumba dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite te “Mbikalimi i Shkozetit”, ndërsa dy automjetet kanë qenë në lëvizje. Automjetit me të cilin lëvizte prokurori është afruar një makinë tjetër dhe kanë qëlluar në një distancë të afërt.
Sipas gazetarit, Andi Maloku, ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa prokurori Ndoi ishte i ulur në ndenjësen e parë, dhe ka marrë dy plumba.
Në automjet, ndodhej po ashtu edhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si Landi Muharremi.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autorët i kanë ndihmuar edhe persona të tjerë për të realizuar atentatin. Gazetari i Abcnews raporton se një automjet tjetër ka mbikqyrur makinën me të cilën udhëtonte prokurori Ndoi dhe dy personat e tjerë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të autorëve si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë./Abcnews.al