Gjithçka po shkonte drejt barazimi “të bardhë”, 0 me 0, megjithatë “Seleçao” braiziliane ka arritur të ndëshkojë në “Wembley”, “Tre Luanët” anglezë, me vendasit e Gareth Southgatë, që janë ndëshkuar në minutën e 80′-t të sfidës.
Një kundërsulm perfekt i pesë herë kampionëve të botës është finalizuar më së miri nga “bomberi” i Real Madrid, Endrick, i cili pas një devijimi të topit nga Vinicius Junior dërgon sferën pas shpatullave, të Pickford. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al