Gjithcka ka nisur ne sheshin kryesor te lungomares ndersa e gjithe dita do te jete me akrivitete të ndryshme, si ‘street basket’ apo edhe aktivitete dedikuar femijëve me sindromen Down.
Aktivitetet do të kulmojnë në orët e mbrëmjes me një koncert festiv.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha thotë se këto aktivitete do të jenë prezentë gjatë gjithë vitit, ndërsa e cilëson këtë titull si një mundësi e mirë promovimi për Vlorën.
Vlora është përzgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024 mes 13 vendeve të tjera Europiane.
Në aktivitetet e planifikuar do të marrin pjesë edhe shtetas nga qytete të ndryshme Europiane./abcnews.al