EURO 2024 pret të mësojë këtë të martë emrat e tre skuadrave të fundit të cilat do të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet në verën e këtij viti në Gjermani.
Gjysmëfinalet kanë zbuluar emrat e 6 ekipeve që kanë mbetur në garë dhe të martën do të mësohen ata të cilat do të plotësojnë listën me 24 emra të EURO 2024.
Sipas shortit të paracaktuar të “Play-Off”, tashmë dihet se cilat janë çiftet e finaleve dhe cilat skuadra do të jenë pritëse.
Në Rrugëtimin A, Uellsi pret Poloninë në Kardif, në një ndeshje ku pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë e një luftë shumë të ndezur për shkak të ambicieve që kanë dy ekipet.
Pakkush mendonte një ringjallje të Islandës, por nordikët ia dolën të kalojnë Izraelin e tashmë kanë përpara Ukrainën në finalen për një vend në Europian.
Ndeshja e Rrugëtimit B do të zhvillohet në fushë asnjanëse në Vroclavë të Polonisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, në Rrugëtimin C, Gjeorgjia do të ketë në dispozicion faktorin fushë për të tentuar që të shkojë për herë të parë në Europian, pasi sfida ndaj Greqisë luhet në Tbilisi./ h.ll/abcnews.al
Ndeshjet
26.03.02024
RRUGËTIMI A
Uells-Poloni ora 20:45 në Kardif
RRUGËTIMI B
Ukrainë-Islandë ora 20:45 në Vroclavë
RRUGËTIMI C
Gjeorgji-Greqi ora 18:00 në Tbilisi