GREQI- Një tërmet ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Korfuzin, rreth orës 07:20 me orën lokale.
Mediat fqinje raportojnë se tërmeti ishte i magnitudës 4.7 ballë i shkallës Rihter.
Ky është tërmeti i dytë që regjistrohet në pak orë.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit Korfuzi u godit nga një lëkundje tjetër sizmike. Deri tani nuk raportohet për pasoja./abcnews.al