Shqipëria është gati për ndeshjen me Kilin. Pas përfundimit të konferencës së trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimshiti, ekipi zbriti në fushë dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lojtarët janë në formë të mirë dhe nuk kanë probleme fizike. Në dispozicion të trajnerit Silvinjo për sfidën e nesërme nuk do të jetë vetëm portieri Etrit Berisha, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës që ka udhëtuar me ekipi është gati për ndeshjen ndaj Kilit.
Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.
Takimi ndaj Kilit do të luhet nesër në ora 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. /FSHF