Mbretëresha Camilla tregon si është gjendja shëndetësore e Mbretit Karli III

schedule17:46 - 21 Mars, 2024

schedule 17:46 - 21 Mars, 2024

Mbretëresha Camilla tha sot se bashkëshorti i saj Mbreti Karli III, i cili po trajtohet nga kanceri, po shkon “shumë mirë” teksa përshëndeti qytetarët gjatë një vizite në Irlandën e Veriut.

Mbreti ka munguar në detyrat publike që nga janari pasi ai po kurohet për një formë të pazbuluar të kancerit, duke lënë Camilla dhe Princin e Kurorës William të jenë fytyra publike e familjes mbretërore.

Jashtë një dyqani, një nxënëse i dha Camilës një kartë duke i uruar të shoqit shërim të shpejtë. Mbretëresha iu përgjigj: “Faleminderit. Ai do të jetë i emocionuar”.

Camilla dhe Ëilliam kanë qenë të zënë këtë javë, duke mbajtur takime dhe duke marrë pjesë në ngjarje bamirësie pasi përfaqësojnë familjen mbretërore, ndërsa një tjetër figurë qendrore në monarkinë britanike, Kate, Princesha e Uellsit, gjithashtu po shërohet nga një problem shëndetësor.

Kate nuk pritet të kthehet në detyrat zyrtare deri pas Pashkëve më 31 mars, pas operacionit abdominal në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!