Rritja e pagave duke arritur nivelin prej 900 euro në muaj mbetet objektiv kryesor i buxhetit për këtë vit.Gjatë prezantimit të ndryshimeve të buxhetit në Kuvend ministri i financave Ervin Mete tha se së shpejti do publikohet detajimi i rritjes së pagave sipas kategorive.
Ministri i financave theksoi se rritja ekonomike është rishikuar me rritje për 2023 ndërsa optimiste janë vlerësimet edhe për këtë vittë ndikuara nga turizmi e investimet
Por për deputeten demokrate qeveria nuk një strategji të mirfilltë për investimet dhe turizmin.Jorida Tabaku theksoi se investimi i dhëndrit të presidentit amerikan duhet të jetë transparent.