11 gola të pësuar në dy ndeshje, shkarkohet trajneri kroat

schedule13:13 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:13 - 1 Nëntor, 2019

Flitej prej ditësh për shkarkimin e tij, por vendimi zyrtar ka ardhur gjatë paradites së sotme. Udinese ka vendosur të pushojë nga puna Igor Tudor. Humbja e fundit në shtëpi përballë Romës ka qëlluar fatale për trajnerin kroat.

Ekipi ka pësuar 11 gola në dy ndeshjet e fundit (7 kundër Atalantës dhe 4 kundër Romës) dhe renditet në vend të 14-të me dhjetë pikë. Rezultatet e fundit kanë acaruar drejtuesit e bardhezinjve, të cilët vendosën të ndryshonin pankinën.

Igor Tudor (m)

Tudor mori drejtimin e Udineses 20 marsin e kaluar dhe aventura e tij në Friuli mori fund pas shtatë muajsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!