Rama: Kemi shpëtuar 1 mijë jetë më tepër me modernizimin e Urgjencës Kombëtare

schedule12:04 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:04 - 1 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama deklaroi gjatë një aktiviteti për modernizimin e Urgjencës Kombëtare se deri më tani janë shpëtuar 1 mijë jetë më tepër krahasuar me periudhat e mëparshme.

“Urgjenca Kombëtare mori 1 600 thirrje për ndihmë gjatë tërmetit. Deri dje urgjenca mjekësore e kishte të pamundur për të trajtuar më tepër se tre raste në të njëjtën kohë. Vetëm pak vite më parë për të marrë kontakt me urgjencën duhej të prisje pafundësisht që të hapej telefoni”, u shpreh Rama.

“Qendra Kombëtare e Urgjencave është e njëjtë me atë të Europës ku shfaqet në ekran e gjithë veprimtaria në të gjithë hartën e Shqipërisë”, vijoi Rama.

Kryeministri tha se është rritur ndjeshëm numri i autoambulancave për t’i shërbyer qytetarëve edhe brenda ambienteve të shtëpisë kur është nevoja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!