Potencialet turistike/ Eksperti: Shqipëria ka hyrë tashmë në treg, po konkurron denjësisht

schedule14:29 - 19 Mars, 2024

schedule 14:29 - 19 Mars, 2024

TIRANË- Shqipëria është kthyer në temë kryesore të mediave të huaja, ku në fokus janë turizmi dhe mundësitë e pafundme që ofron vendi ynë për pushues të ndryshëm.

Eksperti i turizmit, Besnik Vathi, thotë se Shqipëria ka hyrë në tregun e turizmit dhe po konkurron denjësisht.

“Shqipëria në tre apo katër vitet e fundit sidomos pas pandemisë, me rritjen e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit ku janë shtuar mundësitë e fluturimet, ka hyrë në tregun botëror të turizmit dhe konkurron me të gjithë aktorët, tashmë prezentë në këtë fushë. Jemi futur në këtë treg. Nuk është se ne kemi marrë këto çmimet dhe jemi radhitur ndër të parët, por jemi futur dhe konkurrojmë denjësisht. Është pasuruar dhe pasurohet nga dita në ditë edhe në varësi të kërkesave që vijnë”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Money Report” në ABC News, hapjen e aeroportit të Vlorës, eksperti Vathi e cilësoi si revolucion në fushën e turizmit shqiptar.

Sipas tij, hapja e aeroportit do ta bëjë rajonin e jugut një hapësirë më të shfrytëzuar dhe për rrjedhojë do përfitojë më shumë të ardhura ekonomia e vendit.

“Hapjen e aeroportit të Vlorës e quaj si një revolucion të dytë në fushën e turizmit. Revolucionin i parë ishte ardhja e kompanive low cost. Rajoni i jugut do ketë çmime të favorshme për tregun e huaj dhe tregun vendas. Rajoni do shfrytëzohet minimumi katër apo pesë muaj dhe nga shfrytëzimi për kaq gjatë do të rritet rentabiliteti dhe zonat do zhvillojnë turizmin real”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!