Matteo Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Italisë, Liga, i cili shërben si zëvendëskryeministër, tha se rezultati i zgjedhjeve të Rusisë duhet të pranohet.
Salvini deklaroi se kur njerëzit votojnë, ata kanë gjithmonë të drejtë”, shkruan The Guardian.
“Rusët votuan dhe ne e pranojmë këtë, duke shpresuar se viti 2024 do të jetë viti i paqes,” u tha ai gazetarëve.
Putin fitoi mandatin e tij të pestë në atë që është përshkruar nga një grup i pavarur monitorues si zgjedhjet më mashtruese dhe më të korruptuara në historinë ruse./abcnews.al