Prezantohet te “Dardanët” Franko Foda: Dera e kombëtares së Kosovës është e hapur për të gjithë lojtarët, kemi një grup të shkëlqyer

schedule14:30 - 18 Mars, 2024

schedule 14:30 - 18 Mars, 2024

Franko Foda është prezantuar ditën e hënë si trajner i Kosovës dhe do të debutojë më 22 mars, në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.

Në konferencën e parë për shtyp si trajner i dardanëve, tekniku gjeman u tregua mjaft optimist duke vendosur theksin te cilësia e lojtarëve.

“Kemi shqyrtuar një grup prej 40-50 lojtarësh. Por jemi fokusuar për lojtarët që na kanë bindur më shumë. Gjithsesi, secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyerta janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin të tregojë veten dhe të marrë pjesë në ndeshje. Duam që lojtarët e përzgjedhur të kenë rastin për ta treguar veten dhe të paraqiten mirë në fushë. Ne do të vazhdojmë të përzgjedhim edhe të tjerë. Këto dy ndeshje dhe ato të qershorit do të na shërbejnë për të përzgjedhur më të mirët.

Kosova ka ekip shumë interesant. Ka lojtarë shumë interesantë dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira. Kam vendosur të nënshkruaj kontratën pasi lojtarët e Kosovës janë shumë të talentuar. Është shumë me rëndësi të shohim si do të shkojnë stërvitjet që të formojmë ekipin më të mirë për ndeshjen ndaj Armenisë. Në futboll, talenti është hsumë i rëndësishëm, por edhe koka është hsumë e rëndësishme. Djemtë duhet të kenë besim tek ne dhe në ekip që do të fitojmë çdo ndeshje.

Lojtarët që nuk e përfaqësojnë një ekip, për trajnerin është problem t’ja bësh ftesën. Zhegrovën e kam parë nga afër duke luajtur në Austri në ndeshjen e Sturm Graz kundër Lille. Dhe pas lojës, kam pasur një takim me të, më ka impresionuar”, është shprehur Foda./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!