Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, është pajisur me aparatura të reja bashkëkohore.
Kreu i qeverisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se falë investimit të qeverisë Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, është pajisur me infrastrukturë të re në ambiente, duke rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit.
“Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, falë investimit të qeverisë është pajisur me aparatura të reja bashkëkohore, por dhe me infrastrukturë të re në ambiente, duke rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit”, tha ai.