Fitore me goleadë e PSG-së në fushën e Montpellier (6-2). Skuadra pariziene, kampione në fuqi e Francës, shënoi plot gjashtë herë në portën e Bertoud, katër herë në pjesën e dytë, ku dhe u bë diferenca e madhe mes dy ekipeve.
Spikati me tregolësh Kylian Mbappe, ndërsa finalizimet e tjera mbajnë firmat e Vitinhas, Lee Kang-In dhe Mendez.
E hapi serinë e golave braziliani Vitinha (14’), për t’ia lënë stafetën Mbappe.
Brenda pjesës së parë, Montpellier u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar nga Nordin dhe Savanier.
Në pjesën e dytë PSG-ja dominoi në çdo aspekt, duke marrë avantazhin me Mbappe, e duke e thelluar më pas me Lee Kang-In, sërish Mbappe e në fund Mendez.
Për PSG-në ky sukses erdhi pas tri barazimeve radhazi e tashmë diferenca me Brestin e vendit të dytë thellohet në 12 pikë./h.ll/abcnews.al