Një ndeshje fantastike dhe dramatike është luajtur ditën e dielë në “Old Trafford” për biletën e gjysmëfinales së FA Cup, ku Manchester United ka triumfuar pas 120 minutash lojë me rezultatin 4-3 kundër Liverpool.
Fillimisht në avantazh kaloi United, ku McTominay shënoi në minutën e 10’. Por që në pjesën e parë, Liverpool arriti të përmbyste shifrat në 1-2 falë golave të Mac Allister dhe Salah, në minutën e 44’ dhe 47’.
Në pjesën e dytë, Antony arriti të dërgonte ndeshjen në shtesa, pasi braziliani barazoi rezultatin në minutën e 87’ në 2-2.
Gjatë shtesave, Liverpool shënon në minutën e 105’ me Elliot duke marrë kështu epërsinë. Por “Djajtë” nuk u dorëzuan, pasi gjetën barazimin 3-3 me Rashford në miunutën e 112’, ndërsa golin e fitores e shënuan në çastet e fundit, në minutën e 121’ me anë të Diallo, duke eliminuar kështu Liverpool dhe duke kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup./h.ll/abcnews.al