Turizmi/ “Nuk shesim asnjë pronë shtetërore”, Rama: Nuk jemi të interesuar të bëjmë pazar për veten

schedule11:55 - 17 Mars, 2024

schedule 11:55 - 17 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste foli edhe për sektorin e turizmit.

Ai theksoi se PS nuk shet asnjë pronë shtetërore dhe se nuk mazhoranca nuk është e interesuar të bëjë pazar për veten.

“Atyre që thonë ‘po shisni pasuritë e atdheut te oligarkët, Sazanin tek të huajt’, u them jo. Në Shqipëri nuk janë 5 por qindra investitorë, pa llogaritur të tjerë që po ngrenë struktura hotelieri dhe të tjerë që mezi presin që ne tu lehtësojmë rrugën në zonat malore për të marrë titujt e pronave. Numri i pronarëve shqiptarë që kanë përfituar dhe përfitojnë është dhjetëra mijëra. Ne nuk do shesim as Sazanin dhe asnjë vend tjetër. Tjetër kush i nxori tokat e shtetit me 1 euro dhe nuk erdhi asnjë i marrë  dhe që bëhet lajmë në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha vendet e botës është për lajm të mirë.

Për Sazanin nuk është kërkesa e parë dhe as e fundit. Na janë ofruar projekt ide dhe i kemi refuzuar pasi nuk jemi të interesuar të bëjmë pazar për veten.  Jemi të qartë se çfarë vlerash do i lejmë trashëgim brezave. Bukuritë e Shqipërisë të kthehen në burim rritje ekonomike dhe krenarie për Shqipërinë. Ndërkohë që të tjerët flasin ne duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte.”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!