Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Darmstadt me rezultatin 2-5.
Të parët që shënuan ishin vendasit, ku në minutën e 28’ ishte Skarke i cili gjeti portën e Neuer. Por vetëm pak minuta më vonë, në të 36’, Musiala barazoi shifrat. Para se të mbaronte pjesa e parë, Harry Kane shënoi edhe golin e rezultatit 1-2 në minutën e 46’ të pjesës së parë.
Në të dytën, ishte përsëri Bayern i cili nuk ndalonte së shënuari. Musiala shënoi golin e tretë për bavarezët në minutën e 64’, ndërsa Gnabry golin e katërt në minutën e 74’. Në fund të sfidës, ishte Tel që shënoi golin e pestë, ndërsa Darmstadt shënoi golin e dytë në minutën e 95′.
Me këtë fitore, Bayern renditet në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Darmstadt në vendin e fundit me 13 pikë./h.ll/abcnews.al