Pagat, shteti ‘mund’ privatin: Pashaj: Duhet shkuar drejt standardizimit të pagave. Zika: Të ketë meritokraci

schedule20:14 - 15 Mars, 2024

schedule 20:14 - 15 Mars, 2024

Eksperti për çështjet e punësimit, Erald Pashaj thotë se pagat në Shqipëri duhet të shkojnë drejt një standardi, të paktën sa vendet e rajonit.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Pashaj u shpreh se rritja e pagave duhet të jetë e vazhdueshme çdo vit.

“Administrata ka pasur një rritje, ka qenë më e madhja e mundshme. Administrata ka shumë fasha, paga, kategori, por po flasim për nivelin bazë të specialistit. Aty pati rritjen më të lartë. Paga bruto ishte 45 mijë, vajti 65 mijë, por për këtë fashë. Dhe administrata, edhe sektori privat, duhet të shohin një treg. Njerëzit duhen të paguhen, në bazë të punës që ti bën. Ti duhet të paguhesh në bazë të një tregu. Pagat në Shqipëri, vit pas viti të shkojnë në një standard, sa vendet e rajonit. Ritja e pagave nuk duhet bërë 40% një vit, 2% vitin tjetër, por duhet bërë me normat e tregut dhe duhet të jetë e vazhdueshme çdo vit, qoftë në administratë, qoftë në privat”, theksoi ai.

Ndërsa ekspertja Kumrie Zika deklaroi se rritja e pagave në sektorin publik dhe privat duhet të jetë paralelisht.

“Nuk mendoj se po ecin në të njëtën linjë. Ka një lloj kolapsi mes shtetit, privatit. Vazhdon të jetë në Shqipëri derisa tregu të stabilizohet. Padyshim kjo lloj ndarje ka bërë një lloj hendeku. Kemi këtë lloj pabarazie. Si ndahen pagat, mirë që u rrit, por në bazën e çfarë u rrit dhe ku merren paratë? Si përkthehet rritja me rezultatin që do japë? Është ndryshe në privat. Duhet një lloj meritokracie”, nënvizoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!