Marrëveshja për rikthimin e normalitet në Parlament, ambasada amerikane në Tiranë: Inkurajojmë deputetët

schedule17:14 - 15 Mars, 2024

schedule 17:14 - 15 Mars, 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë.

Edhe delagacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!