Niko Kovac ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bayern Munchen, por vështirë që trajneri do të qëndrojë aq gjatë në Bavari. Kroati nuk ka arritur t’i bindë plotësisht drejtuesit e kampionëve gjermanë, të cilët po mendojnë për të ardhmen dhe pëlqejnë shumë një argjentinas.
The Sun raporton se në krye të listës së Bayernit ndodhet Mauricio Pochettino. 47-vjeçari ka ngritur Tottenham në një nivel të lartë, por nuk po kalon një moment të mirë në Londrën Veriore.
Ky sezon nuk ka nisur mirë për Spurs, të cilët renditen në vend të 11-të me vetëm 12 pikë. Ekipi nuk ka siguruar ende as kualifikimin për më tej në Champions League, edhe pse renditet në vend të dytë me 4 pikë në grupin B, një më shumë se Crvena Zvezda.
Pozitat e tij janë lëkundur dhe Bayern Munchen është gati të nisë negociatat me të në rast të një shkarkimi apo largimi nga ekipi i Tottenhamit. /abcnews.al