Në kërkim prej 35 vitesh, del videoja e vrasësit serial francez që mori pjesë në një spektakël televiziv

schedule12:02 - 15 Mars, 2024

schedule 12:02 - 15 Mars, 2024

Një vrasës serial francez, i cili përdhunoi viktima të moshës 11-vjeçare, u shfaq në emisionin televiziv popullor të vendit në 2019, ndërsa kërkohej nga policia për gati 35 vjet.

François Vérove dukej i relaksuar gjatë pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Tout le monde veut prendre sa place” . Vérove, një oficer policie në pension, kishte përdhunuar të paktën tre të mitur dhe besohet se ka kryer 31 vrasje dhe përdhunime deri në fund të viteve 1990.

Rasti më famëkeq ka të bëjë me 11-vjeçaren Cecile Bloch, e cila u përdhunua para se të vritej në bodrumin e banesës së saj. Megjithatë, më shumë se dy dekada më vonë, ai u shfaq i qetë në televizionin shtetëror francez, duke biseduar me prezantuesen e njohur Nagui Fam.

Pamjet tregojnë vrasësin serial duke qëndruar aspak i shqetësuar teksa prezantuesja e prezanton atë si ‘Francois nga La Grande-Motte’. Polici në pension ka marrë pjesë në shfaqje në vitin 2019. Në videot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, ai shihet duke bërë shaka me prezantuesen.

Gjatë emisionit, Vérove foli për jetën e tij si oficer policie dhe shpjegoi se si ai ishte një polic.

Në një raund pyetjesh, Vérove nuk arriti t’i përgjigjej saktë dy pyetjeve të njohurive të përgjithshme, përkatësisht rreth Lojërave Olimpike dhe vaksinimit të tuberkulozit, dhe u eliminua nga loja.

E kaluara e errët e Vérove doli në dritë kur ai kreu vetëvrasje në vitin 2021. Pas vdekjes së tij, një hetim policor e lidhi atë me 31 përdhunime dhe vrasje në Paris.

Vérove, 59-vjeçar në atë kohë, la një shënim vetëvrasjeje në banesën, duke i thënë gruas së tij se zemërimi i çmendur që mbante brenda e bëri atë një kriminel.

“Ka pasur raste kur nuk e duroja dot dhe më duhej të shkatërroja, njolloja, vrisja dikë të pafajshëm”.

Në letrën e tij ai foli për “impulset e së shkuarës”, duke pretenduar se në vitet në vijim kishte arritur t’i vinte nën kontroll.

Ai pranoi vrasjet, por nuk dha detaje për viktimat apo rrethanat dhe tha se nuk kishte kryer asnjë krim që nga viti 1997.

/abcnews.al