Kremlini: Franca tashmë është përfshirë në konfliktin në Ukrainë

schedule11:27 - 15 Mars, 2024

schedule 11:27 - 15 Mars, 2024

Duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit francez Macron, Kremlini tha se Franca “është e përfshirë tashmë në konfliktin në Ukrainë dhe është e gatshme të përfshihet edhe më shumë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë e Vladimir Putin kundërshtare që nuk do të ndalet në Ukrainë nëse mposht trupat e Kievit në konfliktin dyvjeçar, duke u bërë thirrje europianëve që të mos tregohen “të dobët”, por të bëhen gati që të përgjigjen.

Ai tha se nëse Europa duhet të bëhet gati për luftë nëse dëshiron paqe.

Muajin e kaluar, Macron shkaktoi reagime të shumta kur deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, përderisa shumë udhëheqës u distancuan nga ky qëndrim ndërkaq disa të tjerë, veçmas në Europën Lindore, e mbështetën këtë ide.

Macron tha se Franca kurrë nuk do të niste një ofensivë kundër Rusisë dhe se Parisi nuk është në luftë me Moskën, pavarësisht faktit që Rusia ka nisur sulme agresive ndaj interesave franceze në dhe jashtë Francës.

Ndërkohë për deklaratat e Putin ka reaguar dhe Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, i cili tha se pretendimet e presidentit francez Emmanuel Macron për mundësinë e dërgimit të ushtarëve nga vendet e NATO-s në Ukrainë ishin “ëndrra të çmendura dhe paranojake”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!