Vëllai i Shefki Canit, i cili ndërroi jetën 16 vite më parë në shpërthimin e Gërdecit së bashku me gruan e tij, thotë se nuk ka besim që drejtësia do të vërë para përgjegjësisë fajtorët. Në një prononcim për gazetaren e ABC News, Ema Shazivari, ai u shpreh se ka humbur 11 familjarë në këtë tragjedi.
“E kujtoj si ditën më të zezë. Për ne asnjëherë nuk ka ardhur drejtësia dhe s’ka për të ardhur. Një ditë shumë e dhimbshme që të humbësh dy vetë prej familjes. Janë 11 vetë që janë kushërinj të mi që humbën jetën. Punonin për të mbajtur fëmijët. Vëllain e kam gjetur me ADN, kunatën e kam gjetur në morg me gjysmë trupi.
Drejtësia e re po bën ping pong, fajin e marrin këta që u vranë. Kujt do t’i kërkosh llogari. Vëllai im la pas 4 fëmijë, një vajzë dhe tre djem. Vij çdo vit këtu për të sjellë një lule përkujtimore.”, tha ai./abcnews.al