Kur kanë kaluar 15 vite nga vendimi i gjykatës së Tiranës për 28 të pandehurit e vene ne banken e te akuzuarve per shpërthimin ne punishten e demotimit ne Gërdec, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi për humbjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjereve. Nje proces I pare ne gjykaten e tiranes denoi 21 persona me gjobe ose me burg, shumica e te cileve drejtues te fabrikes apo te punimeve.
Hetimet për ngjarjen nisën menjëherë pas shpërthimit tragjik dhe përfunduan nje vit me pas, në 2009, kur prokuropri e tiranes coi ne gjyq 28 persona. Në atë kohë për disa nga të pandehurit prokuroria ngriti edhe akuzën e vrasjes, por në fund gjykata i dënoi për shkelje të rregullave në punë, shkatërrim të pronës dhe shpërdorim të detyrës. Ndërsa gjykata e mbylli procesin katër vite pas shpërthimit, ne 2012-ten, duke dhënë dënime më të lehta nga pretenca e Prokurorisë. Në total, Gjykata e Tiranes dënoi me mbi 90 vite burgim 21 persona , ndërsa 7 të pandehur fituan pafajesinë.
Dënimin më të rëndë me 18 vite heqje lirie e mori Ylli Pinari, ish-drejtori i ndermarrjes shteterore Meiko, dhe drejtori i Fabrikës së demontimi të armëve në Gërdec, Dritan Minxolli. Ndërsa pronari tjetër, Mihal Delijorgji u dënua me 10 vite burgim. Dënime u dhanë edhe për zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtes mes të cilëve edhe ish-shefi I Shtabit te pergjithshem te forcave te armatosura, Luan Hoxha. Ai u dënua me 6 vite burg në mungesë, pasi eshte larguar nga shqipëria. Për të tjerët, funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes u dhanë dënime nga 1 deri tre vjet burgim. Për Fatmir Mediun, qe dha doreheqjen nga detyra e ministrit dhe mandate I deputetit menjehere pas shperthimit, dosja përfundoi në gjykatë të lartë. Por në 2009-tën kur Mediu rifitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve te atij viti, gjykimi I tij u pezullua per shkak te imunitetit parlamentar.
Keshtu Fatmir Mediu, mundi ti shmanget gjykimit nga drejtesia, per shkak te procedures. Por 12 vite me pas, në vitin 2021 me kërkesë të prindërve të 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit, prokuroria e poësaçme u vu në lëvizje duke rihapur hetimin per Gerdecin. Ne kete proces, tashme ne faze gjykimi, ish ministri I kohes eshte derguar si i panedehur ne Gjykaten e posacme për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Procesi është në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Spak e akuzon Mediun se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.
Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut komandues, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin. Përveç Mediut, qe deri tani eshte i pandehur i vetem, SPAK po heton në një fraksion tjetër për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në lidhje me kontratat e firmosura për shitjen e municioneve . Në pyetje deri më tani janë marrë Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës./abcnews.al