Nuk mund të kishte fund më të bukur të pjesës së parës, të sfidës mes Slavia Prague e “Kuqezinjve” të Milan, me djemtë e teknikut, Stefano Pioli, të cilët kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës, në “mitikun” çek, të “Fortuna Arena”.
Kësaj radhe goli erdhi nga këmbët e “fantazistit” portugez, Rafael Leao, me “yllin” e “Djajve”, që pasi merr një pasim nga Pulisic driblon pak metra dhe me një goditje spektakolare nga jashtë zone dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 0 me 3. /i.m /abcnews.al