Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

schedule07:10 - 14 Mars, 2024

schedule 07:10 - 14 Mars, 2024

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi  rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes. Epiqendra e tërmetit ishte 5 km në jugperëndim të qytetit Čarođe, në komunën e Plužine, në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën të ditur se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Një numër i madh qytetarësh kanë përshkruar në rrjetet sociale se i ka zgjuar tërmeti. Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme apo të lënduar.

Foto: Printscren

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!