“Regjistër unik për të gjitha institucionet”/ Ministri Balla: Kod unik për ndërtesat, bizneset dhe hotelet

schedule11:56 - 13 Mars, 2024

schedule 11:56 - 13 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se do të krijohet një regjistër unik për adresat.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balla u shpeh se në regjistrin unik do të referohen të gjitha institucionet.

Balla shtoi se çdo apartament, biznes apo hotel do të ketë kodin unik.

“Një prej vendimeve të Këshillit të Ministrave ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për sistemin e adresave. Bëhet fjalë për krjimin e një regjistri unik të adresave. Pas miratimit të këtij ligji dhe miratimit të akteve të tjera nënligjore, do të kemi një regjistër unik, do të referohen të gjitha institucionet. Do të kemi regjistër unik. Po ashtu, çdo banesë, çdo binzes, çdo ndërtesë do të ketë një kod unik, i pareplikeushëm. Të gjitha ndërtesat, do të ketë kodin unik. Do t’i japim zgjidhje problematikave që lidhen me shërbimet ndaj qytetarëve, me lehtësimin e mbërritjes në adresë, jo vetëm të shërbimit postar, por edhe sa i përket turistëve.

Përmes këtij kodi unik të banesës, hotelit, të jetë lehtësisht i arritshëm. Do të ftoja qytetarët që ta frekuentojnë që tani, adresari.mb.gov.al. Është mundësi për çdo qytetar për të gjetur një adresë. Çdo familje shqiptare, aparamentin do ta ketë me një kod unik. Është një arritje e rëndësishme”, theksoi ai./abcnews.al