Trajneri i Portos akuza të rënda ndaj Arteta: Më shau nga familja

schedule10:21 - 13 Mars, 2024

schedule 10:21 - 13 Mars, 2024

Arsenali u kualifikua për në çerekfinale të Champions League, duke mposhtur Porton pas goditjeve të penalltive. Trajneri i skuadrës portugeze, Sergio Conceicao, akuzoi pas ndeshjes kolegun e tij të Arsenal, Mikel Arteta, se e ka ofenduar rëndë.

“Ajo që tha Arteta, drejt pankinës në spanjisht ishte e rëndë, ai ofendoi familjen time”, tha Conceicao në konferencë për shtyp.

Pas përfundimit të ndeshjes, dy teknikët patën një debat intensiv në fushë.

“Ai duhet të fokusohet në stërvitjen e ekipit të tij. Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime e meritonte të kualifikohej”, përfundoi trajneri i Portos./h.ll/abcnews.al