Otorinolaringologia, Dr. Holta Sulaj ka folur këtë të mërkurë në emisionin “ABC e Mëngjesit” për gjumin dhe apnetë e tij, të cilat ndikojnë në performancën e ditës së nesërme.
Sulaj ka theksuar se apnea është bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes për një periudhë 10 sekonda te të rriturit dhe 5 sekonda te fëmijët.
Sipas mjekes, gjumi ka disa faza, e përgjumjes, gjumi i lehtë dhe gjumi i thellë.
“Për shembull ata që udhëtojnë në Amerikë kanë problematika me ritmin e gjumit, derisa e kompesojnë. Edhe adoleshëntët që rrinë deri natën vonë janë problem, pasi në fundjavë e kompesojnë gjumin. Gjumi ka disa faza, faza e përgjumjes, gjumi i lehtë dhe gjumi i thellë.
Apnea është bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes për një periudhë 10 sekonda te të rriturit dhe 5 sekonda te fëmijët. Ndahet në dy lloje, në apnea centrale dhe apnea periferike. Apnea centrale kur nuk është dhënë komanda e trurit dhe ndodh në sëmundjet e ndryshme.
Ne të rriturit kemi një numër deri në 5 apne për orë gjumi që janë normale, nga 5 deri 15 apne konsiderohet sindromë i lehtë, nga 15 deri 30 apne konsiderohet sindromë i moderuar dhe mbi 30 sindromë i rëndë”, u shpreh ajo./abcnews.al