Gazetarja Valbona Davidhi ka zbuluar detaje të tjera nga nga vrasja e 19 vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit.
Një “like” në rrjetin social Facebook në profilin e një vajze, dyshohet të ketë qenë origjina e sherrit mes të rinjve, nga ku mbeti i vrarë Bihuci.
Burime pranë Shkollës Industriale ku studionte i riu thonë se një javë më parë, Florian Muka kishte sulmuar me thikë shokun e viktimës dhe ky i fundit ishte takuar të hënën me Mukën për t’i kërkuar sqarime. Mësohet se viktima është sulmuar menjëherë nga autori dhe kushëriri i tij e më pas është qëlluar për vdekje me thikë.
Sipas dëshmitarëve, viktima pasi ka marrë goditjen është larguar nga disa metra por nuk ka mundur t’i dalë dot./abcnews.al