Bekim amerikan Kuvendit “funksional”/ Ngrihen dy komisione hetimore, mbledhja e kryetarëve formalizon “marrëveshjen”

schedule12:18 - 12 Mars, 2024

schedule 12:18 - 12 Mars, 2024

Ambasadori amerikan në detyrë, David Wisner ka kërkuar vënien sa më shpejt në funksion të parlamentit. Apeli erdhi një ditë para se kryetarët e grupeve parlamentare të mblidhen sot për të vendosur ngritjen e dy komisioneve hetimore, pika kryesore e kërkuar nga grupi më i madh në numër i deputeteve të opozitës.

Burime pranë grupeve parlamentare pohuan se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes, që sipas shumë gjasave permbyllet të martën, kur do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Në këtë mbledhje pritet ngritja e dy komisioneve hetimore, që ka kërkuar opozita. Gjithashtu dhe konkluzionin për mënyrën si do të realizohet reforma zgjedhore.

Komisioni i reformës zgjedhore, ku Alibeaj ka të drejtën e vetos, për pak ditë do të pushojë së funksionuari dhe pritshmëria është që propozimet të bëhen pranë një nënkomisioni pranë i ngritur nga Ligjet, me dakordësinë e PS-së dhe Rithemelimit.

“Pritshmëria është që mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit të ketë konkretizim të marrëveshjes Në oren 13:30 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Kjo mbledhje i paraprin një mbledhje tjetër. Bardhi ka thirrur deputetët për t’i informuar për bisedimet dhe të zbulohen dy komisionet hetimore që pritet të ngrihen. Deri në këto momente, Bardhi nuk ka ndarë me deputetët se për cilët komisione bëhet fjalë. Fokusi i kësaj mbledhjeje në selinë e Partisë Demokratike, është informimi i deputeteve per bisedimet që kanë zhvilluar mes Gazment Bardhit dhe Bledar Çucit. Pritet të normalizohet situata në parlamentin shqiptar. Pritet të shihet në Konferencën e Kryetarëve, rezultati i këtyre bisedimeve, nëse do të kemi qartësim të dy komisioneve hetimore dhe të zbulohet sesi do të ndryshohet ligji elektoral. Këto janë detaje që janë zhvilluar, rezultatin konkret presim ta shohim pas orës 13:30. Pritshmëria është që ditën e sotme të ketë një rezultat. Këshilli i Integrimit është zhvilluar me dy bashkëkryetarët, Jorida Tabaku dhe Toni Gogu”, raportoi gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!