Do përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias, Iva Lulashi: Ja pse zgjodha projekt idenë e “Gotës së ujit”

schedule10:10 - 12 Mars, 2024

schedule 10:10 - 12 Mars, 2024

Piktorja Iva Lulashi do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo zbuluar se pse zgjodhi të përfaqësohej me projekt idenë “Love as a Glass of Water”: “Uji është jetë dhe gjithashtu mendoj dhe liria dhe lidhja me trupin, me dashurinë, me seksualitetin. Besoj se është pjesë e jetës dhe duhet ta jetojmë si një gjest natyral”.

Sakaq, Iva ka theksuar se ka kuptuar për gjatë punës së saj ndër vite se tabuja dhe censura nuk janë vetëm pjesë e  së shkuarës, por një argument aktual.

“Unë për shumë vite kam pikturuar materiale të periudhës komuniste shqiptare dhe me siguri ato materiale më kanë çuar në një të kaluar shqiptare që ishte plot me tabu, censura dhe mbas 4 vitesh duke krijuar atë lidhjen me të kaluarën pata atë reagim. Kështu kuptova që fatkeqësisht tabutë dhe censura nuk janë vetëm pjesë të së kaluarës, por dhe të tashmes, jo vetëm për sa i përket Shqipërisë, Italisë dhe të shumë vendeve të botës. Por që tabutë për t’u thyer është gjithmonë një argument aktual”, u shpreh artistja./abcnews.al