Ukraina ka thirrur të dërguarin e Vatikanit pas pas deklaratës së Papa Françeskut se vendi duhet “të ketë guximin të ngrejë flamurin e bardhë” kundër Rusisë. Kievi i tha nuncit Apostolik, Visvaldas Kulbokas iu tha se ishte “i zhgënjyer” nga komentet, njoftoi ministria e jashtme.
Ministria e Jashtme “vuri në dukje se në vend të apeleve që legalizojnë të drejtën e të fortëve dhe inkurajojnë ata [Rusinë] të shpërfillin më tej normat e së drejtës ndërkombëtare, kreu i Selisë së Shenjtë duhet t’i dërgonte sinjale komunitetit botëror për nevojën e bashkimit të menjëhershëm të forcave për të siguruar fitoren e së mirës mbi të keqen, si dhe thirrje ndaj sulmuesit, jo viktimës”.
Papa shkaktoi zemërim në Ukrainë kur u publikua një intervistë për transmetuesin zviceran RSI, ku thoshte: “Më i forti është ai që shikon situatën, mendon për njerëzit dhe ka guximin e flamurit të bardhë dhe negocion”.
Flamujt e bardhë janë tradicionalisht një simbol i dorëzimit në fushën e betejës. Një zëdhënës i Vatikanit tha më vonë se Papa po fliste për ndalimin e luftimeve përmes negociatave, jo kapitullimit. Megjithatë, Ukraina ka kërkuar të bëjë të njohur pakënaqësinë e saj./abcnews.al