Kryeqytetet europiane të blinduara me policë dhe ekipe speciale

schedule11:47 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 11:47 - 31 Dhjetor, 2017

Kryeqytetet kryesore europiane janë blinduar në natën e ndërrimit të viteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Në Romë, Londër, Paris e shumë të tjerë janë angazhuar forca të shumta policore si dhe ekipe speciale.

Kryeqytetet europiane janë duke u përgatitur për të përshëndetur vitin 2017, me masa të rrepta sigurie. Prania e oficerëve të policisë u forcua në Madrid. Në rrugë, në zonat e prekura nga festimet publike duke përfshirë edhe sheshin “Puerta del Sol”, qasja në automjete ka qenë e kufizuar.

Në Romë, ekipet speciale do të jenë operative për menaxhimin e turmave. Gjithashtu do të operojnë edhe njësitë speciale, të cilat do të jenë të pajisura me qenë anti-eksplozivë. Aktiviteti i parandalimit në kryeqytetin italian ka të bëjë më shumë me disa vende specifike duke përfshirë zonën e Shën Pjetrit dhe bazilikat e tjera.

3 mijë policë do të operojnë në rrugët e kryeqytetit britanik. Prezenca u forcua sidomos pranë “Big Ben” ku mijëra njerëz mblidhen për të parë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve në lumin Tamiz.

Në Berlin, zona e Portës së Brandenburgut është blinduar, me një kontigjent policor që përbëhej nga 1,800 agjentë dhe ekipe private. Zona është pjesërisht e mbyllur nga blloqe të mëdha betoni për të zvogëluar aksesin për makinat.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Francës, në Paris ku alarmi për sulme të mundshme mbetet i lartë, 52.600 policë, 36.000 xhandarë dhe 7.000 ushtarakë janë vendosur në zonat e ndjeshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!