Në sezonin e ardhshëm, PSG do të duhet të bëjë pa yllin e tyre dhe talentin e futbollit botëror, Kylian Mbappe. Kjo pasi ylli francez nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me francezët dhe ka vendosur që në fund të sezonit të largohet si lojtar i lirë, ku Real Madrid pritet të jetë destinacioni i tij.
Për të plotësuar vendin që Mbappe do të lërë, PSG ka filluar kërkimet. Sipas “Marca”, Barcelona mund të jetë skuadra ku PSG ka gjetur pasuesin e Mbappe.
Sipas mediumit në fjalë, PSG ka bërë një mega ofertë prej 200 milionë eurosh për superyllin e Barcelonës, Lamine Yamal, ofertë të cilën katalanasit e refuzuan menjëherë.
Yamal është tepër i rëndësishëm për klubin dhe nuk duan ta humbasin atë për asnjë shifër, dhe pse oferta e klubit francez do t’i nxirrte spanjollët nga disa borxhe./h.ll/abcnews.al