Aurelio De Lurentiis nuk ka duruar. Penalltia e padhënë në ndeshjen e djeshme me Atalantën, pas një dueli të Llorente me Kjaer, është kontestuar shumë nga napolitanët. Presidenti i klubit të Serie A ka folur menjëherë për “Sky Sport”.
“Po të isha në vend të Ancelottit, do shkoja larg nga kjo Serie A. Jemi ne që investojmë në këtë futboll, pa ne të gjithë do të qëronin patate. Nuk them nëse ishte apo jo penallti, por them se kam të drejtë të shikohet në VAR pasi investoj”, tha fillimisht De Laurentiis.
Ai ka kritika për përgjegjësit e arbitrave në FIGC: “Nuk besoj se Rizzoli dhe Nicchi e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. De Laurentiis dhe 19 presidentët e tjerë që financojnë në futbollin italian kanë të drejtë të dëgjohen.
Të gjithë tifozët napolitanë dhe italianë janë të lodhur nga ky pompoziteti që Rizzoli dhe Nicchi janë të paprekshëm. Ishte penallti dhe duhet të rishikohej në VAR. Kërkoj qartësi dhe respekt. Të dashur Nicchi dhe Rizzoli, duhet të vendosni fytyrën tuaj në vend. Deri tani keni bërë një punë të gabuar dhe jeni aktorë të këqij”. / abcnews.al
Ma davvero i napoletani gridano al rigore?
Cazzo, un po’ di oggettività.#Llorente quasi a apre la testa a #Kjaer con quel gomito alto.
Il fallo è dello spagnolo. https://t.co/kLwPTPSg0H— Vink90?? (@Vink901) October 31, 2019