Një tjetër bazë armësh zjarri është zbuluar në Sukth të Durrësit. Në pranga është vënë pronari i banesës Adem Salillari, pasi brenda së cilës mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.
Më konkretisht brenda banesës policia gjeti: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Kujtojmë që kjo është baza e dytë që policia zbulon brenda pak ditësh në Durrës.
Dy ditë më parë, u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.