Manchester United ka triumfuar me rezultatin 1-2 përballë Chelsea në “Stamford Bridge”, duke i eliminuar Blutë e Londrës. Ishte Rashford ai që hapi serinë e golave, me anë të një penalltie në minutën e 25-të. Ky gol, bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të reagojë dhe të barazojë shifrat. Batshuayi është i shkëlqyer, bën gjithçka mirë dhe gjuan nga një distancë e largët, duke mposhtur Romeron dhe duke vendosur baraspeshën në minutën e 61-të.
Gjithsesi, Rashford do të shënonte sërish për “Djajtë e Kuq”, duke mposhtur portierin Caballero me një supergol nga goditja e dënimit. Nga një distancë shumë e largët, talenti anglez shënon një gol të rrallë, duke i shtangur të gjithë të pranishmit në “Stamford Bridge”./abcnews.al
EFL Cup, 1/8
Chelsea – Man. United 1-2
Batshuyai 61′ / Rashford 25′ 73′